Zogjtë dhe reptilët qajnë me lotë të ngjajshëm me ato të njerëzve tregon hulumtimi i fundit

Zogjtë dhe reptilët qajnë me lotë të ngjajshëm me ato të njerëzve tregon hulumtimi i fundit

Zogjtë dhe reptilët nuk ju përngjajnë njerëzve në shumë aspekte, mirëpo ata qajnë me lot të ngjajshëm me njerëzit.

Ende nuk është e njohur krejtësisht përmbajtja e lotëve njerzorë, mirëpo deri më tash, shumë pak hulumtime janë bërë për të analizuar strukturën e lotëve të reptilëve, zogjve apo mamalëve të tjerëm raporton CNN, shkruan Insajderi.

Më shumë hulumtime në këtë aspekt do të ndihmonin të kemi një qasje në trajtimet e syrit për njerëzit dhe kafshët, si dhe të përmirësojmë kuptimin e evulimit dhe adaptimit të kafshëve, thotë një studim në Frontiers nga Veterinary Science.

Hulumtuesit në Brazil kanë mbledhur mostra të lotëve të kafshëve nga 7 lloje speciesh të zogjve dhe reptilëve.

“Është e rëndësishme të kuptohen kafshët e shëndetshme, në mënyrë që të trajtohen kafshët e sëmuara, sepse speciet varen prej shikimi të tyre,” thotë autorja  e këtij studimi Arianne Oria. “Kafshët nuk janë të afta të mbijetojnë pa parë në habitatin e tyre. Një breshkë e ujit që nuk sheh do të vdesë.”

Edhe njerëzit kanë nevojë për atë që hulumtuesit e quajnë “sipërfaqe okulare”, ku shtresa e jashtme e syrit, përfshirë kornean, lotët dhe skajet e qepallave, Përndryshe ata do të përjetojnë ndjenja të parehatisë, skuqjes dhe kruarjes, apo edhe më shumë probleme që ndërlidhen me shikimin.

Studimi i ri, gjeti ngjajshmëri dhe dallime mes lotëve të njerëzve që mund të jenë esenciale për trajtimet veterinere dhe sëmundjet e syrit.

Hulumtuesit poashtu vëzhguan procesin e kristalizimit që formohet kur lotët thahen, gjë që na jep më shumë qasje në variacionet e llojeve të lotëve dhe mund të tregojë llojet e caktuara të sëmundjeve të syrit./Insajderi.com