Zonja që fitoi zemrat e të gjithëve duke gatuar – Ceka ndërron jetë

Zonja që fitoi zemrat e të gjithëve duke gatuar – Ceka ndërron jetë

Fikrije Gagica-Ukelli, që njihej gjerësisht nga publiku me nofkën e saj Ceka, ka ndërruar jetë. Insajderi merr vesh nga burime të afërta se e ndjera ishte prekur nga COVID-19.

Lajmin e kobshëm e bëri të ditur, regjisorja Burbuqe Berisha me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.

Ajo shprehet se ishte puna që i bëri bashkë, dhe për katër vjet sa bashkëpunuan ka vetëm kujtime të bukura nga Ceka.

“Sot mora një lajm shumë të hidhur… CEKA një grua shumë fisnike dhe model që çdo gjë shkëlqente në të paska ikur në botën e amshuar. Kemi punuar bashkë  4 vite dhe vetëm kujtime të mira dhe të bukura kemi pas bashkë, prehu në paqe te njerëzit e tu të dashur që të ikën se fundi.  Ngushëllime të gjithë familjes!”, shkruan ajo në postim.

Sot mora një lajm shume te hidhur … CEKA një grua shume fisnike dhe model qe çdo gjë shkëlqente ne te. paska ikur ne…

Posted by Burbuqe Buqe Berisha on Friday, March 5, 2021

Në korrik të vitit 2020, ndërroi jetë edhe vëllai i saj reumatologu Sylejman Rexhepi. Ai nuk mundi t’i bëjë ballë infektimit me Covid-19.

Ceka, për vite të tëra u bë një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar me shfaqjet e saj televizive të gatimit. Ajo, përveç që ka dy libra të botuar (“1000 receta” dhe “Receta me gatime tradicionale”) dhe disa ribotime, shpesh ishte dhe konsulente në një emision televiziv, ku tregonte dhe vlerësonte shkathtësitë e këtij arti specifik, duke dhënë këshilla e receta, “Made in Ceka”. /Insajderi.com