ZRrE ia ndalon prodhimin e rrymës kompanisë “Kelkos” në tri hidrocentrale në Deçan

Petrit Pepaj, drejtori i ZRRE-së, ka thënë se kjo ndalesë do të mbetet deri në ri-licencimin e kompanive.

ZRrE ia ndalon prodhimin e rrymës kompanisë “Kelkos” në tri hidrocentrale në Deçan

Kompanisë “Kelkos” i është ndaluar prodhimi i energjisë elektrike në tri hidrocentrale në Deçan nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Petrit Pepaj, drejtori i ZRRE-së, ka thënë për Kallxo.com se kjo ndalesë do të mbetet deri në ri-licencimin e kompanive.

Vendimi është marrë në ditën kur kompanisë “Kelkos” i ka skaduar licenca për prodhim të energjisë.

Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur shkyçja nga operimi i kompanisë “Kelkos” e cila deri tash ishte duke zhvilluar punimet.

ZRrE ka ndaluar prodhimin e rrymës në tri hidrocentrale, në Deçan, Belaja dhe Lumbardhi 2, në mungesë të dokumenteve nga ministria e linjës Kelkos është shkyçur nga operimi. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet në mungesë të licencës nga ZRrE përndryshe  do të penalizohet”, tha Pepaj./Insajderi.com