Zuckerberg ende pa përgjigje për bllokimin e aplikacioneve të tij

Zuckerberg ende pa përgjigje për bllokimin e aplikacioneve të tij

Me mijëra përdorues të “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” e kanë pasur të pamundur të hedhin foto, video dhe materiale të tjera gjatë ditës së mërkurë.

Mark Zuckerberg, i cili ka nën pronësi të tria aplikacionet, ende nuk ka treguar se pse ka ndodhur ky bllokim.

Mediet ndërkombëtare kanë tentuar të kontaktojnë me kompaninë e “Facebook”, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Facebook” ka rreth 2.3 miliardë përdorues aktivë, ndërsa “Instagrami” 1 miliardë.