Zv/kryeministri reagon pas sulmit në Gjermani  – ka një porosi për kosovarët atje

Zv/kryeministri reagon pas sulmit në Gjermani  – ka një porosi për kosovarët atje

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin në qytetin Munster të Gjermanisë, ku humbën jetën disa persona e shumë të tjerë u plagosën.

Pacolli ka thënë se qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihmë mund të kontaktojnë numrin emergjent të konsullatës së Kosovës në Frankfurt +49 176 681 497 36.

I pari i MPJ-së ka theksuar se Kosova qëndron me Gjermaninë në këto moment të vështira.

Postimi i plotë i tij:

Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para humbën jetën disa njerëz e shumë të tjerë mbetën të plagosur.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.

Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira.

Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36.