Zv-kryeministri Tahiri: Ramush Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës

Zv-kryeministri Tahiri: Ramush Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se ai personalisht do ta përkrahte një kandidaturë eventuale të Ramush Haraidnajt për president të Republikës së Kosovës.

Këto komente ai i bëri në “Pressing”, ku tha se në rast se Ramush Haradinaj do të jetë president i vendit, atëherë Kosova do të përfitonte shumë, por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas tij do ta kishte një humbjë shumë të madhe.

“Unë jam që Ramush Haradinaj të jetë president. Unë personalisht po. Në radhë të parë fiton vendi. Dhe në radhë të dytë koncepti i presidentit që të ballafaqohet me çfarëdo teme. Kush humbë? Vetëm aleanca. Kemi të bëjmë me një njeri me bagazh të madh. Do ta udhëhiqte vendin me lidership. Me trimëri. Në situata në të cilat unë vetë jam dridhur, në situata të cilat nuk dua të flas se sa vështirësi kemi pasur. Ai ka qenë i palëkëndur”, ka thënë ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qeverisë bashkë më Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, ndërsa mandati i presidentit skadon në fillim të vitit tjetër, njofton Insajderi.

Ende nuk është publikuar ndonjë formulë nga koalicioni qeverisës se si do të zgjidhjet presidenti, përderisa Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kërkon me insistim shkarkimin e kësaj qeverie dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Insajderi.com/