ZV/ministri i Punëve të Brendshme kërkon legalizimin e armëve në Kosovë

ZV/ministri i Punëve të Brendshme kërkon legalizimin e armëve në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Izmi Zeka, ka bërë me dije se legalizimi i armëve e bën Kosovën vend më të sigurt për të jetuar.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka kërkuar mbështetjen e krerëve të shtetit dhe të gjithë qytetarëve në këtë proces.

Sipas Zekës, me këtë proces Kosova po e merr përgjegjësinë rajonale dhe ndërkombëtare që i takon në këtë fushë.

Zëvendësministri Zeka ka treguar se deri më tani janë pranuar 539 kërkesa për legalizim të armëve, kurse nga këto janë dhënë 246 pëlqime.