“Zvarritja i konvenon LAA-së dhe VV-së”

“Zvarritja i konvenon LAA-së dhe VV-së”

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, tha se nuk duhet bërë traditë bllokimi i kuvendit.

Kuqi është i mendimit se nëse vazhdohet me bllokadën e kuvendit, procesi zvarritet dhe kjo i konvenon dikujt.

Pjesëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se, këto vonesa i konvenojnë koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje, siç thotë ai për shkak të përparësive që mendojnë që do t’i kenë në zgjedhjet lokale.

“Kujna po i konvenon kjo pafundësi, unë mendoj se edhe LDK-së edhe VV-së. Kini prasysh se tash janë edhe zgjedhjet lokale dhe është një ide që sa më shumë që shtyhet do t’i kenë disa përparësi edhe LDK’ja edhe VV’ja në zgjedhjet lokale”, tha Kuçi për televizionin Dukagjini.