Zvicra aprovon përdorimin e vaksinës së Pfizer-it

Zvicra aprovon përdorimin e vaksinës së Pfizer-it

Rregullatori zviceran i ilaçeve, Swissmedic, ka miratuar përdorimin e vaksinës nga kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” kundër Coronavirusit.

Sipas Swissmedic, të dhënat që janë deri tani në dispozicion treguan nivel të lartë të krahasueshëm të efikasitetit në të gjitha grupmoshat e hulumtuara, duke i përmbushur kështu kërkesat e nevojshme.

“Siguria e pacientëve është parakusht themelor, sidomos kur bëhet fjalë për autorizimin e vaksinave”, tha drejtori i rregullatorit Swissmedic, Raimund Bruhin.

Ai tha se vendi u arrit shpejt duke iu falënderuar fleksibilitetit të ekipeve të organizuara, duke arritur që në të njëjtën kohë të përmbushen tri kërkesat kryesore – siguria, efikasiteti dhe cilësia, shkruan Reuters.

Zvicra është duke e shqyrtuar edhe miratimin e dy vaksina tjera kundër COVID-19, atë të kompanisë amerikane “Moderna”, e cila tashmë është miratuar për përdorim në Amerikë, si dhe vaksinën e kompanisë britanike “AstraZeneca”./Insajderi.com