Zvicra arrin çerekfinalen për herë të parë në histori pas fitores ndaj Francës

Zvicra arrin çerekfinalen për herë të parë në histori pas fitores ndaj Francës

Zvicra ka arritur të mposhtë Francën pas penaltive në kuadër të 1/8 së finales së EURO 2020, shkruan Insajderi.

Ndeshja në përgjithësi u dominua nga francezët, por përkundër kësaj, Zvicra ishte ajo që shënoi golin e para përmes Haris Seferovic në minutën e 15-të.

Në pjesën e dytë u shënuan plot pesë gola tjerë.

Benzema arriti të kalojë “Gjelat” në epërsi pasi shënoi dy gola të shpejtë brenda 100 sekondash.

Ndërsa Paul Pogba shënoi gol tejet të bukur në minutën e 75-të për rezultatin 3-1.

Kur u duk se gjithçka mori fund për zvicranët, ata shënuan edhe dy gola tjera për të quar ndeshjen në vazhdime.

Golin e dytë për Zvicrën e shënoi sërish Haris Seferovic në minutën e 81-të, ndërsa Mario Gavranovic i siguroi barazimin ekipit të tij.

Në vazhdime të dyja skuadrat ishin më të rezervuara dhe nuk donin të rrezikonin.

Në penalti të gjithë lojtarët u treguan të saktë, përveç Kylian Mbappes i cili humbi penaltinë vendimtare.

Pas kësaj fitore Zvicra do ketë përball Belgjikën në çerefinalen e parë në historinë e tyre./insajderi.com