Zvicra dëbon myslimanët

Zvicra dëbon myslimanët

Është duke u shtuar numri i ekstremistëve islamikë të cilët Zvicra është duke i dëbuar. Kështu, Zyra Federale për Policinë, Fedpol, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka shqiptuar vendime për dëbim të shtatë personave të kësaj kategorie, njofton srf.ch.

Sa për krahasim: Gjatë gjithë vitit 2016 është shqiptuar vetëm një vendim për dëbim të një ekstremisti islamik ose të një “rrezikuesi” siç cilësohen në gjuhën policore.

Nga këta 8 persona (vitin e kaluar dhe sivjet), sipas NZZ online, vetëm katër me të vërtetë kanë braktisur Zvicrën. Kjo ndodh për faktin se nuk është gjithmonë e lehtë të realizohet dëbimi në praktikë. Ka raste për shembull që riatdhesimi paraqitet i pamundur për shkaqe që kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare.