Zvicra ka shënuar fitoren e katërt nga katër ndeshje në fazën kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.
Përfaqësuesja zvicerane fitoi 2 me 0 ndaj Ishujve Faroe, në xhiron e katërt të Grupit B kualifikues.
Eren Derdiyok realizoi i pari në ndeshje në minutën e 27-të pas një asistimi nga Valon Behrami. Goli i dytë erdhi nga Stephan Lichtsteiner në minutën e 83-të.
Në këtë ndeshje u paraqitën edhe yjet shqiptare Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, ndërsa mungoi Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit.
Zvicra tani ka 12 pikë në tabelë dhe prinë me pesë pikë para Hungarisë. Gjashtë pikë ka Portugalia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.