Zvicra hedh hap të madh drejt kualifikimit – fitojnë edhe Spanja e Italia [Video]

Zvicra hedh hap të madh drejt kualifikimit – fitojnë edhe Spanja e Italia [Video]

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar një fitore të madhe kundër Gjeorgjisë, edhe pse me një rezultat minimal.

Kombëtarja helvetike ka triumfuar me rezultatin 1:0, kundër Gjeorgjisë, për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Euro 2020.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Cedric Itten, kur po luhej minuta e 77′ e takimit.

Ky gol në fund doli të kishte vlerën e tri pikëve për kombëtaren e Zvicrës, tri pikë këto që i lehtësojnë shumë punët për një kualifikim në finalet e Euro.

Me këtë fitore, Zvicra merr pozitën e dytë në grup, me 14 pikë të fituara, dy më shumë s esa Irlanda që ka 12 pikë, në pozitën e tretë. Kurse, në grup kryeson Danimarka me 15 pikë.

Ndeshjen e fundit Zvicra e luan kundër Gjibraltarit, ku nuk pritet të ketë ndonjë problem që të prejë biletën për Euro 2020.

Kombëtarja e Italisë ka vazhduar me rekordin perfekt në kualifikueset për Euro 2020. Fitorja e radhës për Italinë erdhi në përballje me Bosnjën dhe Hercegovinën, me rezultatin 3:0.

Ndërkaq, Kombëtarja e Spanjës është treguar e pamëshirshme kundër Maltës. Spanja ka fituar me rezultatin 7:0, për të marrë tri pikët e radhës në kualifikueset e Euro 2020.