Zvicra i shënon 38 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit

Zvicra i shënon 38 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Zvicër njoftoi se 38 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend.

Viktimat e reja e kanë çuar në 235 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 13 mijë e 213 nga 12 mijë e 161 sa ishte të premten, shkruan “The Guardian”.

Njësitët mjekësore të ushtrisë janë dërguar në spitale për të ofruar ndihmë për stafin e mjekëve në rajone të caktuara, si Ticino, në kufi me Italinë, dhe po i plotësojnë nevojat për ilaçe.

Njësoj si vendet e tjera evropiane, Zvicra ka ndarë të holla për ta ndihmuar ekonominë. Shteti i ka ofruar 20 miliardë franga zvicerane në formë të huave për bizneset.

Në krahasim me numrin e popullsisë, Zvicra është një ndër vendet me shifrën më të lartë të të prekurve nga koronavirusi në Evropë.