
Shteti helvetik ka regjistruar 437 infeksione të reja dhe asnjë të vdekur, raporton srf.ch, transmeton Insajderi.
Në javën e fundit, numri i personave të shtruar ne spitale ka qenë nëntë persona në ditë, që i bie të jetë 12% më pak se javën e kaluar.
Mesatarisht , gjatë shtatë ditëve të kaluara, janë realizuar 12.154 testime në ditë. Zyra Federale e Shëndetit Publik, nuk raporton ndonjë rast të vdekur nga koronavirusi.
Zvicra ka tejkaluar 14 ditët e fundit, kufirin prej 60 infeksioneve të reja për 100.000 banorë, në nivel federal. /Insajderi.com