Zv/ministri i LDK-së ‘financon’ partneren e re të koalicionit

Zv/ministri i LDK-së ‘financon’ partneren e re të koalicionit

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kryetaren e komunës e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ministri në largim me anë të kësaj marrëveshje ka mbështetur partneren e re të koalicionit të LDK-së Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën për asfaltimin e aksit rrugor në lagjen Hoxhaj të fshatit Batushë.

Dje gjatë ditës Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur koalicion parazgjedhor me Alternativën që udhëhiqet nga Mimoza Kushari-Lilaj, përveq ‘Alternativës’ LDK-ja ka arritur marrëveshje me Aleancën Kosova e Re.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetares Kusari-Lila, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës./Insajderi.com