ZYRTARE: Achraf Hakimi lojtar i Inter Milan

ZYRTARE: Achraf Hakimi lojtar i Inter Milan

Inter Milan, ka transferuar zyrtarisht Achraf Hakimi, nga ekipi i Real Madrid-it. Lojtari me prejardhje Morocco ishte i huazuar tek ekipi Bourissia Dortmund, ku edhe u bë i njohur në bazë të paraqitjeve fenomenale dhe statistikave mbresëlënëse të tij.

“Pas akordit me  Inter Milan, klubi i Real Madrid dëshiron të urojë më të mirat për Achraf. Pasioni, profesionalizmi dhe sjellja e tij që nga dita e parë këtu, ishin shembull.”, thuhet në komunikatën e Real Madrid, raporton Insajderi.

Inter Milan, ka paguar 40 milion euro tek Real Madrid, duke nënshkruar kontratë me lojtarin, të vlefshme deri në vitin 2025./Insajderi.com