Zyrtare: Alban Meha lë Shqipërinë për Kosovën

Zyrtare: Alban Meha lë Shqipërinë për Kosovën

Pas raportimeve të medieve shqiptare, se Milot Rashica ka lënë përfaqësuesen shqiptare për atë kosovare, edhe mesfushori tjetër me origjinë nga Kosova, Alban Meha ka konfirmuar largimin drejt Kosovës.

Meha, përmes një postimi në Facebook ka zbuluar se do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës në futboll. Ai ka postuar një foto të tij me fanellë të përfaqësueses kosovare, raporton Insajderi.

alba

Alban Meha luan në Arabinë Saudite me skuadrën Al-Nasr, derisa më parë është paraqitur edhe në Bundesligën gjermane me Paderborn apo me skuadrën turke Konyaspor.

Në anën tjetër, futbollisti i lindur dhe rritur në Kosovë, Milot Rashica ka njoftuar zyrtarisht Federatën Shqiptare nëpërmjet një shkrese, ndonëse kjo e fundit po përgatitej që ta ftonte për grumbullimin e ndeshjes ndaj Maqedonisë.

Lojtari me sa duket nuk e ka kapërdirë përjashtimin nga lista përfundimtare e Europianit, ku ai u la jashtë 23-shes nga trajneri De Biasi.