Zyrtare: Anulohet meçi i madh i boksit, kjo është arsyeja

Zyrtare: Anulohet meçi i madh i boksit, kjo është arsyeja

Është anuluar dueli i peshave të rënda në boks në mes të David Haye e Tony Bellew.

Rimeçi ndërmjet Haye e Bellew, i paraparë të luhej në Londër më 17 dhjetor, është shtyrë, raporton ‘BBC’, përcjell Insajderi.

Shkak i anulimit të meçit është lëndimi të cilin Haye e ka pësuar në krahun e tij.

Haye, i cili pësoi lëndim në krah i cili do t’i kërkojë atij t’i nënshtrohet operacionit, tha se ndihet “i shkatërruar”.

Promotorët e meçit bënë të ditur se ky rimeç do të mbahet më 24 mars apo 5 maj të vitit të ardhshëm.

Në muajin mars të këtij viti, 34-vjeçari Bellew e mposhti 37-vjeçarin Haye, në rundin e 11-të. /Insajderi