ZYRTARE: Aston Villa e transferon Martinezin nga Arsenali

ZYRTARE: Aston Villa e transferon Martinezin nga Arsenali

Aston Villa e ka transferuar portierin e dytë të Arsenali-it, Emiliano Martinez, për vlerën e 17 milionë funteve.

Argjentinasi 28-vjeçar, që ka bërë 23 paraqitje me Arsenalin stinorin e kaluar, ka firmosur kontratë katërvjeçare me ekipin e Aston Villa, transmeton Insajderi.

MArtienz, pati një sezon të shkëlqyer me ekipin e Arsenal, duke fituar dy tituj, atë të Fa Cup dhe Community Shield.

Ai e ka potencuar shumë herë se është fans i flaktë i Arsenal, por ai ka thënë se i duhet një vend ku ai do të luaj si startues dhe Aston Villa, duket vend perfekt për të.

Te Aston Villa e shohin Martinezin si përforcim të madh. Martinez është larguar nga Arsenali pas dhjetë vjetëve. I ishte bashkuar grup moshave të reja të Arsenalit në vitin 2010./Insajderi.com.