Klubi i Barcelonës, ka njoftuar zyrtarisht, se ka vazhduar kontratat për katër lojtarë të tyre, të cilët i sheh pjesë të projektit për të ardhmen, njofton Insajderi.
Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen, Clement Legnlet dhe Frenkie de Jong kanë rinovuar kontrata e tyre me klubin katalan dhe të gjithë këta, në kontratat e tyre, kanë vendosur klauzola marramendëse.
Këto janë kontratat e nënshkruara:
- Gerard Pique: Mbrojtësi spanjoll do të qëndrojë te Barcelona deri më 20 qershor të vitit 2024, derisa klauzola e tij është 500 milionë euro.
- Ter Stegen: Portieri gjerman ka rinovuar marrëveshjen deri më 30 qershor 2025 dhe klauzola e tij liri është po ashtu 500 milionë euro.
- Lenglet: Mbrojtësi francez ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2026 me një klauzolë liri 300 milionë euro.
- De Jong: Mesfushori holandez ka pranuar që të rinovojë kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026 me një klauzolë lirimi 400 milionë euro./Insajderi.com.
🚨 LATEST NEWS!
4⃣ Renewals! ✍
✅ @3gerardpique
✅ @mterstegen1
✅ @clement_lenglet
✅ @DeJongFrenkie21ℹ All the details! ▶️ https://t.co/4h8bwbhscO pic.twitter.com/94upzGMhTQ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2020