
Marc Wilmots nuk është më trajneri i Belgjikës. 47-vjeçari është shkarkuar nga federata belge pas paraqitjes zhgënjyese të bërë nga “Djajtë e Kuq” në Euro 2016, njofton Insajderi.
Belgjika në evropianin e Francës ishte eliminuar në çerekfinalet e kompeticionit pas një humbjeje 2-1 të pësuar nga Uellsi i Gareth Bale.
Kontrata e Wilmots skadonte pas Botërorit të 2018-ës, por Federata Belge e Futbollit beson se ekipit i duhet një “fytyrë e re”. /Insajderi.com