ZYRTARE: Besnik Krasiqi i Ballkanit, transferohet tek Prishtina

ZYRTARE: Besnik Krasiqi i Ballkanit, transferohet tek Prishtina

Pak ditë më parë, futbollisti i Ballkanit, Besnik Krasniqi, kishte njoftuar se ai është larguar nga Ballakni, me marrëveshje të dy anshme, ndërsa sot, ai e ka zyrtarizuar kalimin e tij tek Prishtina.

“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës me Prishtinën, raporton Insajderi.

Te Prishtina, Krasniqi ishte paraqitur për pesë vjet, nga edicioni 2008-2013, në 137 ndeshje zyrtare e duke fituar tre tituj kampioni, një kupë e dy super kupa.

Ai gjithashtu kishte luajtur te Partizani në Tiranë, Teuta në Durrës, Istog, Gjilan, Flamurtar të Vlorës, Ferronikel, Llap, Vëllaznim e së fundi tek Ballkani./Insajderi.com.