ZYRTARE: Bujar Pllana tek Feronikeli

ZYRTARE: Bujar Pllana tek Feronikeli

Ekipi i Feronikelit i ka vazhduar përforcimet e klubit, ne vigjilje të sezonit të ri. Bujar Pllana, është lojtari më I ri i cili vuri firmën në kontratën e FC Feronikelit, njofton Insajderi.

“Bujar Pllana, i lindur më 29 tetor 2001, luan si qendër mbrojtës dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm, duke forcuar kështu të tashmen dhe të ardhmen e mbrojtjes së klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.

Bujar Pllana më parë ishte pjesë e klubit mitrovicas, Trepça ’89, ndërsa ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.

“Jam i lumtur që nga sot edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit të FC Feronikelit, dhe dua ti falënderoj udhëheqësin e klubit në veçanti zëvendës presidentin Ragip Veselin, për besimin që ka te unë dhe ju premtoj se do të angazhohem dhe do të jap më të mirën që tua shpaguaj besimin e dhënë”, tha Pllana për faqen zyrtare të klubit./Insajderi.com.