Zyrtare: Bundesliga konfirmon se nuk do të ketë ndeshje deri në këtë datë

Zyrtare: Bundesliga konfirmon se nuk do të ketë ndeshje deri në këtë datë

Bundesliga ka konfirmuar se nuk do të zhvillohen ndeshje deri së paku më 30 prill, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, COVID-19.

DFL (Deutsche Fußball Liga) ka konfirmuar se së paku deri më 30 prill nuk do të ketë ndeshje në kampionatin elitar gjerman, transmeton Insporti

Dy javë më parë, Bundesliga ishte suspenduar deri më datë 2 prill, kurse tani rikthimi i saj është shtyrë.

Klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2, janë pajtuar që të shtyhet vazhdimi i ligave deri më datë 30 prill.

Plani për rifillimin e Bundesligës është fundjava e parë e majit, me ndeshjet që do të luhen prapa dyerve të mbyllura.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar mbi 67 mijë raste të të prekurve me koronavirus, derisa mbi 600 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. /Insporti.com/