Zyrtare: Caktohen gjyqtarët e ‘El Clasicos’

Zyrtare: Caktohen gjyqtarët e ‘El Clasicos’

Federata e Futbollit të Spanjës ka zbuluar gjyqtarët për ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit që do të zhvillohet me 18 dhjetor në ‘Camp Nou’.

Alejandro Hernández Hernández, gjyqtar me përvojë dhe tashmë i njohur nga Barça e Reali pas ka drejtuar shumë e shumë ndeshje, do të ndajë drejtësinë edhe në ‘El Clasicon’ e radhës.

Ai në të kaluarën ka referuar në tre ‘El Clasico’. E para ka qenë më 2015/16, kur Reali e mundi 2-1 në ‘Camp Nou’ Barcelonën, ndeshje që u fol shumë pasi Sergio Ramos u përjashtua derisa Gareth Balet iu anolua një gol i rregullt.

Më pas ka ndarë drejtësinë në ndeshjen në Santiago Bernabeu, ku Barça fitoi 3-2 me një gol të vonshëm, Ramos sërish u përjashtua me të kuq.

Ndeshja tjetër e komentuar ka qenë në Camp Nou në barazimin 2-2, sfidë në të cilën Marcelos iu mohua një penallti, derisa Reali Madrid pësoi gol sepse gjyqtari nuk e ndali aksionin edhe pse qartë ishtep arë se Suarez kishte bërë ndërhyrje të palejuar.

Kurse, gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea do të jetë kryesor në dhomën e VAR-it, për të reaguar në rast të rasteve të diskutueshme gjatë 90 minutave në ‘Camp Nou’.