Zyrtare: CAS merr vendim për Skënderbeun

Zyrtare: CAS merr vendim për Skënderbeun

Njëra nga skuadrat më të suksesshme në futbollin shqiptar, Skënderbeu sot ka marr një goditje të madhe nga CAS aty ku e kishte bërë apelin për t’ja hequr dënimin për 10 vjet të dhënë nga FIFA për mospjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Në gjykimin e mbajtur sot në Lozanë, CAS ka hedhur poshtë apelin duke e lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët.

Padyshim kjo është një goditje e madhe për skuadrën e Skënderbeut e cila shpresonte se dënimi do të hiqet dhe në këtë mënyrë të nis përsëri punën ku e kishte lënë në gjysmë. Se çfarë do të ndodhë tash me këtë skuadër mbetet të shihet.

VENDIMI I CAS-it:

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendim.