Zyrtare: Cristiano Ronaldo lojtari më i ri i Manchester United

Zyrtare: Cristiano Ronaldo lojtari më i ri i Manchester United

Manchester United ka konfirmuar marrëveshjen me Juventusin mbi transferimin e Cristiano Ronaldos.

Klubi i njohur anglez ka gëzuar fansat e saj përmes një postimi në rrjetet sociale ku kanë bërë të ditur transferimin e lojtarit.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos”.

“Cristiano, një fitues pesë herë i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gajtë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupa Botërore të Klubeve FIFA, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe Evropian Kampionati me Portugalinë”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga skuadra angleze.

 

 

Ronaldo ishte pjesë e United edhe në të kaluarën, ku ishte transferuar nga Sporting Lisbona në vitin 2003, duke qenë pjesë e “Djajve të Kuq” deri në fitin 2009.

Gjatë kësaj periudhe me skuadrën angleze, ai shënoi 118 gola në 292 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com