ZYRTARE: David Silva transferohet tek Real Sociedad – Lazio ndihet e tradhtuar

ZYRTARE: David Silva transferohet tek Real Sociedad – Lazio ndihet e tradhtuar

Tanimë ish lojtari i Manchester City, David Silva, është konfirmuar si lojtar i ri i klubit të Real Sociedad edhe pse ai ishte në bisedime dhe kishte marrëveshje me klubin e Lazio-s.

“Klubi i Real Sociedad, është shumë i lumtur që të njoftojë se ka arritur marrëveshje me mesfushorin David Silva, i cili do të bëhet lojtari më i ri i Sociedad”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll, transmeton Insajderi.

Për klubin e Real Sociedad, luan edhe Adnan Januzaj, i cili tani do të ketë mundësi të mësojë nga afër, nga përvoja dhe aftësitë e mrekullueshme të Silva.

Për javë të tëra ishte raportuar për një marrëveshje në mes Lazios dhe Silvas, por duket se lojari e ka ndërruar mendjen në minutat e fundit./Insajderi.com.