Zyrtare: David Villa pensionohet nga futbolli

Zyrtare: David Villa pensionohet nga futbolli

Sulmuesi spanjoll David Villa është shprehur se vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga futbolli, duke i dhënë fund karrierës së tij në futbollin e luajtur.

Villa i cili iu bashkua ekipit Vissel Kobe dhjetorin e kaluar, tha se planifikon të tërhiqet nga futbolli pasi sezoni të përfundojë në janar.

“Është më mirë të largohem nga futbolli para se futbolli të më lë mua”, tha ai në një konferencë për shtyp duke folur në spanjisht.

“Kam menduar për disa vjet, kur të arrini 33, 34 ose 35 vjeç, momenti mund të arrijë në çdo kohë në ndeshje, stërvitje, ose me një lëndim”, tha Villa.

Sulmuesi 37-vjeçar ka shënuar 59 gola në 98 paraqitje për Spanjën nga 2004-2017, përfshirë pesë gola në Kupën e Botës 2010 ku kombëtarja spanjolle fitoi titullin e kampionit të botës për herë të parë.

Ai shënoi katër gola për Spanjën në rrugëtimin drejt titullit të Kampionatit Evropian të vitit 2008.

Para nënshkrimit me Kobe, Villa ka luajtur në Valencia, Barcelonë dhe Atletico Madrid para se të kalonte katër sezone me New York City FC, duke shënuar 80 gola në 124 paraqitjet në MLS.