ZYRTARE: FC Prishtina e humb ndeshjen ndaj Lincoln me rezultat zyrtar

ZYRTARE: FC Prishtina e humb ndeshjen ndaj Lincoln me rezultat zyrtar

Klubi i Prishtinës, sapo ka njoftuar se është njoftuar nga UEFA, se ata e kanë humbur ndeshjen e tyre ndaj Lincoln, me rezultat zyrtar prej 3 me 0.

“Lincoln – Prishtina, 3:0 rezultat zyrtar. FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, thuhet në njoftimin e klubit, të lëshuar në llogarinë e tyre në Facebook, transmeton Insajderi.

Nuk janë dhënë më shumë detaje se pse ka ardhur deri tek ky vendim.

FC Prishtina, ka njoftuar se e ka dërguar lëndën në UEFA, në të cilën është sqaruar e gjithë situate se çfarë ka ndodhur ne Gjibraltar, si dhe i janë dërguar rezultatet e testimeve të bëra rishtas të lojtarëve të cilët kishin rezultuar pozitiv në Gjibraltar, e negative në Kosovë./Insajderi.com.