ZYRTARE: Feronikeli vazhdon kontratën me Tovërlanin dhe me Besmir Bojku

ZYRTARE: Feronikeli vazhdon kontratën me Tovërlanin dhe me Besmir Bojku

Edhe ekipi i Feronikelit, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, duke planifikuar se si do të duket skuadra e tyre, para fillimit të kampionatit,

Feronikeli ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me trajnerin aktual të tyre, Afrim Tovërlani si dhe mesfushorin Besmir Bojku, i cili është i huazuar nga Shkëndija dhe do të vazhdojë të mbetet edhe për një sezon tjetër, transmeton Insajderi.

Vet Afrim Tovërlani, kishte paralajmëruar se ai do ta vazhdonte karrierën e tij tek ekipi i Feronikelit, tani kjo gjë u zyrtarizua edhe nga klubi.

Feronikeli ka kërkuar nga Shkëndija që të lejojë vazhdimin e kontratës së huazimit për Besmir Bojku edhe për një vit tjetër, pasi lojtari ka bindur me paraqitjet e tij si dhe Tovërlani e konsideron pjesë të rëndësishme të planeve të tij./Insajderi.com.