ZYRTARE: FIFA lejon 5 zëvendësime edhe për sezonin e ardhshëm

ZYRTARE: FIFA lejon 5 zëvendësime edhe për sezonin e ardhshëm

FIFA ka vendosur të lejojë edhe zëvendësimin e 5-të edhe për sezonin e ardhshëm.

“Bazuar në vendimin e 8 majit, kur lejuam të bëhen deri në 5 zëvendësime, bordi i drejtorëve ka vendosur që të vazhdojë lejimin e 5 zëvendësimeve edhe për sezonin e ardhshëm” thuhet në njoftimin e FIFA, njofton Insajderi.

Më tutje ata e kanë sqaruar këtë vendim, duke e arsyetuar se po bëhet për tu përshtatur me situatën e krijuar nga Covid 19 dhe për të lehtësuar punën e trajnerëve dhe lojtarëve.

Reagime për këtë vendim kanë ardhur nga Gary Neville dhe Jamie Carragher të cilët janë kundër këtij vendimi./Insajderi.com