
Drita do të fillojë sot aventurën e parë në garat evropiane të Ligës së Kampionëve. Gjilanasit do të luajnë në stadiumin Victoria të Gibraltarit kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma.
Theksojmë se në rast të triumfit, atëherë në finale Drita do të takohet me fituesin mes La Fioritas dhe Lincolnit.