Zyrtare: Futbolli anglez pezullohet deri më 30 prill

Zyrtare: Futbolli anglez pezullohet deri më 30 prill

Federata e futbollit anglez ka vendosur që të suspendojë të gjitha aktivitet futbollistike në Britani deri me datën 30 prill, transmeton Insporti.

Një vendim i tillë merret pas rritjes së numrit të të infektuareve me virusin korona.

Në njoftimin zyrtar të bërë nga Premier Liga thuhet se “futbolli suspendohet të paktën deri me 30 prill”.

Ky vendim vlen për të gjitha ligat profesionale në ishull.

Kujtojmë që të gjitha ligat evropiane janë suspenduar dhe se evropiani i parashikuar të mbahet këtë vit është shtyer për vitin e ardhshëm. /Insporti.com/