Gennaro Gattuso është e emëruar trajner i ri i Napolit, njofton klubi italian.
Napoli njoftoi se e ka emëruar ish-trajnerin e Milanit në postin e trajnerit, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelottin.
“Është mëkat të shohësh Napolin në këtë pozitë në tabelë”, tha Gattuso në konferencë për shtyp, transmeton Insporti
“Ky ekip ka atë çka i nevojitet për të përfunduar në top 4-she”.
“Synimi ynë do të jetë të rikthejmë pikët dhe të kthehemi në pozitat që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.
“Duhet të punojmë shumë, të fitojmë pikët dhe të dalim nga kjo situatë e ndërlikuar”.
Ai tha se e konsideron si baba të shkarkuarin Carlo Ancelotti.
“Ancelottin e kam si baba. Ai gjithmonë më ka mbështetur dhe ka qenë i afërt me mua. Ai ka fituar çdo gjë dhe unë kam ende shumë për të dëshmuar”, tha ndër të tjera Gattuso.
Gattuso, 41-vjeçar, pjesën më të madhe si lojtar e kaloi te Milani, ku luajti për 13 vite, ndërsa trajner i kuqezinjve ishte për dy vite, në sezonet 2017-2019.
Napoli momentalisht ndodhet në pozitën e 7-të në tabelë, tetë pikë larg vendit të katërt. /Insporti.com/
#WelcomeGattuso 💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/O0lCiDs2C8
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) December 11, 2019