Zyrtare: Ibrahimoviç rinovon kontratën me Milanin

Zyrtare: Ibrahimoviç rinovon kontratën me Milanin

Tashmë gjithçka është zyrtare. Zlatan Ibrahimoviç ka rinovuar kontratën me Milanin dhe do të jetë i ‘kuqezinjve’ edhe në moshën 40 vjeçare, njofton Insajderi.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian që njofton për zgjatjen e kontratës përmes faqes së vetë zyrtare.

“AC Milan ka njoftuar se Klubi ka zgjatur kontratën e Zlatan Ibrahimoviç. AC Milan është Klubi për të cilin Zlatan ka luajtur më shumë në Itali. Pasi shënoi 84 gola në 130 paraqitje me Rossonerët, sulmuesi suedez do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm”, njofton klubi i Milanit. /Insajderi.com