Ish portieri numër një i Anglisë dhe i Manchester City, Joe Hart, është transferuar tek klubi i Tottenham Hotspur, nga ekipi i Burnley.
“Jemi shumë të kënaqur të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për transferimin e Joe Hart.”, thuhet në njoftimin e klubit londinez, transmeton Insajderi.
Joe Hart, konsiderohej si një nga portierët më të mirë në botë deri sa ishte pjesë e klubit të Manchester United, por me ardhjen e Pep Guardiola, në ekipin e City-t, karriera e tij mori kthesë të madhe, duke u huazuar tek Torino dhe së fundi Burnley.
Joe Hart, do të jetë portieri i dytë i Tottenham, pas kapitenit të tyre, Hugo Loris./ Insajderi.com.