Zyrtare: Kai Havertz lojtar i Chelsea

Zyrtare: Kai Havertz lojtar i Chelsea

Skuadra londineze, Chelsea, ka zyrtarizuar transferimin e talentit gjerman nga Bayer Leverkusen për 90 milionë euro, transmeton Insajderi.

Kai Havertz është blerja më e shtrenjtë në histori të klubit londinez, duke thyer kështu rekordin e transferimin të para dy vitesh, blerjen e portierit Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao.

Në prezantimin e lojtarit gjerman, ka marrë pjesë edhe trajneri i bluve të Londrës, Franck Lampard.

Më herët Chelsea ka transferuar edhe lojtarë të tjerë si: Timo Werner, Hakim Ziyech, Thiago Silva, Ben Chilwell dhe Malang Sarr. Kështu duke marrë titullin si “mbretërit” e merkatos./Insajderi.com.