ZYRTARE: Kenan Spahiu transferohet në Fenerbahce

ZYRTARE: Kenan Spahiu transferohet në Fenerbahce

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu, është rikthyer tek ish skuadra e tij, Fenerbahce, pasi u largua nga Real Betis.

“Isha ndjerë keq në kohën kur isha larguar nga Fenerbahce, prandaj jam i ngazëllyer që jam rikthyer përsëri këtu” tha Basketbollisti Spahiu, transmeton Insajderi.

“E falënderoj shumë klubin e Real Betis, që më lejoi të largohem, për tu rikthyer këtu. Mezi pres që të fillojë sezonin e ri.” Tha Kenan Spahiu.

Njoftimin për transferimin e tij tek Fenerbahce, e ka bërë vet klubi, përmes Twitter, duke postuar një video të përpunuar, me mbishkrimin “Mirësevjen në familje”

Kenan Spahiu ka luajtur edhe tek skuadra të tjera turke, duke përfshirë Karsiykoas dhe Beskitas./Insajderi.com.