Zyrtare: Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Zyrtare: Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës ka tërhequr kërkesën për anëtarësim të Kosovës në organizatën Ndërkombëtare të Policisë – Interpol.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësministri në largim, Izmi Zeka.

“Po është e vërtetë, kryeministri ka kërku me shty kërkesën për anëtarësim në Interpol për shkak zhvillimeve”, ka thënë ai.

Të njëjtën e kanë thënë edhe nga zyra e kryeministrit në largim.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Theksojmë se kjo është hera e dytë që Ramush Haradinaj e tërheq kërkesën për Interpol, pasi që edhe kur kishte marrë mandatin më 2017 kishte vepruar njësoj./Insajderi.com