Është publikuar lista me futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajit qershor.
Në qershor, Kosova do t’i zhvillojë dy përballje, të vlefshme për eliminatoret e ‘Euro 2020’, raporton Insporti
Kosova fillimisht do të udhëtojë në Podgoricë ku më 7 qershor do të ndeshet me Malin e Zi – pa praninë e shikuesve, për të udhëtuar më pas në Sofje, për ndeshjen e 10 qershorit kundër Bullgarisë.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes tashmë e ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.