Zyrtare: Manchester City transferon Bernardo Silvan

Zyrtare: Manchester City transferon Bernardo Silvan

Manchester City ka bërë zyrtar transferimin e futbollistit të Monacos, portugezit Bernardo Silva. Shuma e këtij transferimi është 43 milionë funte, njofton BBC.

Silva u shpreh tejet i lumtur që do të punojë me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola.

“Jam shumë i lumtur. Të jem i sinqertë, tani jam te një ndër klubet më të mira në botë. Të jem pjesë e këtij klubi dhe të kem mundësi, është fantastike”, tha Silva.

“I lumtur që do të punojë me Guardiolan, nëse nuk është trajneri më i miri në botë, atëherë është një ndër më të mirë në botë”, theksoi mes tjerash portugezi. /Insajderi.com