Zyrtare: Manchester City vazhdon me yllin e ekipit

Zyrtare: Manchester City vazhdon me yllin e ekipit

Manchester City ka vazhduar me njërin prej yjeve kryesorë të skuadrës.

Mbrojtësi i majtë Oleksandr Zinchenko, që po ashtu mund të luajë në mesfushë, ka vazhduar kontratën me Cityn edhe për tre vjet të tjera.

Ukrainasi do të jetë pjesë e kampionit anglez deri në verën e vitit 2024.

22-vjeçari ishte njëri nga lojtarët startues në sukseset e Cityt në sezonin që lamë pas, derisa në 29 paraqitje ai kishte shënuar një gol.