Zyrtare: Manchester United humbë një nga talentet më premtues të akademisë

Zyrtare: Manchester United humbë një nga talentet më premtues të akademisë

Manchester United, ka njoftuar zyrtarisht që nuk ka arritur të gjejë akordin për të nënshkruar kontratën e re me talentin e akademisë, Angel Gomes, kështu duke bërë që Gomes të mbetet lojtar i lirë.

Angel, ishte pjesë e akademisë së United, që nga fëmijëria dhe nga shumë njohës të talenteve, konsiderohet një lojtar me të ardhme të ndritur.

Ole Gunnar Solskjaer, nuk ka ngurruar që të shpreh simpatinë e tij për lojtarin në fjalë, por siç duket klubi i United nuk ka qenë i gatshëm të plotësojë kërkesat e agjentit të lojtarit, detyrë kjo që ushtrohet nga babai i tij.

Ekipet si Barcelona dhe Chelsea, konsiderohen favorit për të nënshkruar me lojtarin. / Insajderi.com