Zyrtare: Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Kosovës, nëse fiton ndaj Azerbajxhanit

Zyrtare: Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Kosovës, nëse fiton ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës po kalon në një moment tejet pozitiv pasi që ndodhet në vendin e parë në Grupin 3 të Ligës së Kombeve dhe me një fitore eventuale ose barazim në ndeshjen e nesërme në Prishtinë ndaj Azerbajxhanit, kualifikohet në gjysmëfinale të Divizionit D ku më pas mund ta kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian, raporton Insporti.com.

Nëse fiton nesër Kosova, do të luajë ndaj Maqedonisë në Shkup, në mars të vitit 2020.

Nëse ndeshja mbyllet baras, Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka demoluar Gjibraltarin në ndeshjen e sotme me shifrat 4:0 kurse Gjerogjia e mposhti 2:1 Kazakistanin.