Zyrtare: Nainngolan rikthehet te Cagliari

Zyrtare: Nainngolan rikthehet te Cagliari

Tashmë është zyrtare Radja Nainngolan është lojtari më i ri i ekipit nga Sardegna, Cagliari-t, njofton Insajderi.

Mesfushori belg transferohet për të tretën herë në karrierë tek skuadra sarde.

“Ninxha” pasi ka pozuar me fanellën kuqeblu me numrin 4 ai ka hedhur menjëherë firmën në kontratën e tij që do ta lidhi për gjashtë muaj me klubin nga Sardegna.

Zyrtarizimi ka ardhur dhe nga skuadra e Cagliari-t ku i ka dhënë mirëseardhjen mesfushorit belg. /Insajderi.com