Zyrtare: Pensionohet Armend Dallku

Zyrtare: Pensionohet Armend Dallku

Prishtina ka njoftuar që Armend Dallku edhe zyrtarisht i ka varë këpucët në gozhdë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndër të tjerat, kryeqytetasit kanë paralajmëruar që Dallku edhe pse është larguar nga të luajturit futboll, ai do të jetë pjesë e klubit ende.

Ky është postimi i plotë i tyre:

Armend Dallku i varë këpucët në gozhdë!

Falënderim të madh kapitenit! Faleminderit Armend!

Prishtinë, 18 korrik 2019 – Mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë – 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009 me 5 gola, 3 prej tyre në Evropë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit), 1 Kupë, 1 Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 – 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).

Dallku me Prishtinës është ndër 10 futbollistët (i 9-ti) me më së shumti paraqitje pas luftës në katër vite e gjysmë karrierë në kryeqytetin tonë.

Sikurse Debatik Curri që është pensionuar nga futbolli vitin e kaluar, edhe Armend Dallkut, iu është afruar dhe do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.

Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë.

Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme.

Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin Prishtina do të vazhdoj bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej.