ZYRTARE: Pensionohet Vincent Kompany – emërohet trajner

ZYRTARE: Pensionohet Vincent Kompany – emërohet trajner

Ish qendër mbrojtësi i Manchester City dhe i kombëtares së Belgjikës, Vincent Kompany, është pensionuar nga futbolli aktiv dhe menjëherë ka filluar punën si trajner i Anderlecht.

Para më shumë se një viti, Vincent Kompany, ishte larguar nga Manchester City, në drejtim të ish ekipit të tij të fëmijërisë, Anderlecht, duke marrë rolin si lojtar/trajner, por më vonë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, duke u fokusuar vetëm në fushë. Tani, ai ka vendosur që të pensionohet, duke marrë rolin e trajnerit tek ekipi Anderlecht, njofton Insajderi.

Vincent Kompany, ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë gjatë karrierës së tij. Ai ka zhvilluar 532 ndeshje në nivel klubesh duke shënuar 31 gola e duke bërë 21 asistime dhe 89 ndeshje për kombëtaren Belge, duke shënuar katër gola./Insajderi.com.