ZYRTARE: Përfaqësueses së Kosovës, i bashkohet një super talent

ZYRTARE: Përfaqësueses së Kosovës, i bashkohet një super talent

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes faqes së saj zyrtare, ka njoftuar se super talenti, Edi Sylisufaj, ka pranuar që të veshë fanellën e përfaqësuese së Kosovës në Futboll.

“Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër super talent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane. 20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor.”, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të federatës, transmeton Insajderi.

FFK, ka njoftuar gjithashtu se ka filluar proceduarat e nevojshme të kompletimit të dokumentacionit, në mënyrë që Sylisufaj, të mund të ftohet në grumbullimin e ardhshëm të përfaqësueses U-21, me shpresë se ai do të ftohet shumë shpejt tek ekipi A, pasi sipas tyre, bëhet fjalë për një talent të veçantë.

Edi Sylisufaj, më parë ka qenë pjesë e përfaqësueses U-17 të Suedisë./Insajderi.com.